Reali ofron 40 milionë euro për Pogban

Real Madrid planifikon të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

23/05/2014 19:10

Real Madrid është duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, të shtunën në Lisbonë.

Mirëpo, nëntë herë kampioni i Evropës po ashtu është duke planifikuar përforcimet e afatit kalimtar të verës.

Sipas portalit spanjoll Fichajes.net, Real Madridi i trajnerit italian Carlo Ancelotti është duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Ylli francez ka deklaruar se është i lumtur në Torino, mirëpo drejtuesit e gjigantit torinez mund të detyrohen të konsiderojnë ndonjë ofertë të majme për të, në mënyrë që të financojnë blerjet e reja.

Bianconerët spekulohet se janë të interesuar për sulmuesin e ri të Realit, Alvaro Morata, si dhe argjentinasin Angel Di Maria, andaj në rast të përfshirjes së ndonjërit prej tyre në marrëveshje, oferta e Realit do të zbresë.