Reali, ofertë të jashtëzakonshme për Suarez

Real Madridi po e përgatit ofanzivën e fundit për Luis Suarez. Gjiganti madrilen është i gatshëm t’i paguajë 85 milionë euro për sulmuesin uruguaian. Alternativë e tij është argjentinasi, Sergio Aguero.

Sport

15/05/2014 22:34

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë të rëndësishme për Luis Suarezin. Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, Los Blancos i kanë bërë gati 70 milionë funte, respektivisht 85 milionë euro, vetëm për ta bërë të vetin sulmuesin uruguaian.

Ndër të tjera, në këtë çështje mund të futet edhe sulmuesi Karim Benzema, i cili nuk ka bindur sa duhet në Santiago Bernabeu dhe mund të largohet, pas pesë vjetësh.

Gjithnjë sipas Mirror, e ardhmja e sulmuesit francez është në Londër, përkatësisht në Arsenal, ku do të mund t’i bashkohej shokut të tij, ish futbollistit të Realit, Mesut Özil.

Suarez është njëri prej lojtarëve të preferuar të Ancelottit, i cili si alternativë të ish futbollistit të Ajaxit e ka sulmuesin aktual të Manchester Cityt, El Kun Aguero.

Liverpooli do të mundohet ta mbajë yllin e tij, duke insistuar se fjalët për një largim të futbollistit nga Anfield Road janë vetëm spekulime.