Reali nuk humbte dy herë rresht qe pesë vjet
Real Madridi i humbi dy ndeshje rresht në La Liga për herë të parë pas pesë vjetësh. Më konkretisht, që nga sezoni 2008/09. Gjiganti katalunas u mposht fundjavn që shkoi nga Barcelona në shtëpi me rezultat 3:4, ndërsa gjiganti katalunas duket se i la shije të keqe, pasi ‘Los Blancos’ humbën edhe mbrëmë nga Sevilla…
Sport
Real Madridi i humbi dy ndeshje rresht në La Liga për herë të parë pas pesë vjetësh. Më konkretisht, që nga sezoni 2008/09.
Gjiganti katalunas u mposht fundjavn që shkoi nga Barcelona në shtëpi me rezultat 3:4, ndërsa gjiganti katalunas duket se i la shije të keqe, pasi ‘Los Blancos’ humbën edhe mbrëmë nga Sevilla 2:1, duke rënë në pozitën e tretë pas vetëm tri ditësh.
Rast i njëjtë kishte ndodhur edhe pesë vjet më parë, kur Merengues kishin humbur 2:6 në La Liga. Ajo humbje i kishte trullosur madrilenët, duke pësuar më pas humbje edhe nga Valencia (3-0), Villarreal (3-2), Mallorca (1-3) e Osasuna (2-1) deri në fund të sezonit, duke e humbur kështu titullin, i cili kishte shkuar në vitrinat e Barcelonës.
Momentalisht, Reali ka 70 pikë, dy më pak se Barcelona dhe tri larg liderit Atletico Madrid. Këtë sezon, La Liga është më interesante se kurrë…