Reali nuk e harron Falcaon
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka njoftuar se klubi mund të ringjallë interesimin për transferimin e sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao në vitin e ardhshëm. Në deklaratat e tij për Punto Pelota, Perez përjashtoi mundësinë e paraqitjes së një oferte për Falcaon, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit por sugjeroi se Reali mund të…

Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka njoftuar se klubi mund të ringjallë interesimin për transferimin e sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao në vitin e ardhshëm.
Në deklaratat e tij për Punto Pelota, Perez përjashtoi mundësinë e paraqitjes së një oferte për Falcaon, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit por sugjeroi se Reali mund të hidhet pas tij në përfundim të sezonit.
Falcao, 27-vjeç, u largua nga rivali i qytetit të Realit, Atletico Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar Monacos në transferim me vlerë prej rreth 60 milionë eurosh. Gjatë asaj kohe ai u kërkua edhe nga Los Blancos, por përfundoi në Ligue 1.
“Ai nuk do të vjen në janar por në qershor, kush e di? Asgjë nuk është e pamundur dhe ka ende shumë kohë prej tani e deri atëherë. Falcao është futbollist i mrekullueshëm dhe jam i vetëdijshëm se dëshiron të luajë për Realin. Jam i vetëdijshëm për këtë, por është normale. Ashtu më kanë treguar”, deklaroi Perez.