Reali, në garë për Reus

Real Madridi i është futur garës për transferimin e mesfushorit gjerman, Marco Reus. Por, Los Blancos kanë konkurrencë të fortë.

Sport

27/08/2014 14:56

Real Madridi nuk di të ngopet. Los Blancos janë futur në garë edhe për mesfushorin gjerman, Marco Reus.

Mediat spanjolle, respektivisht e përditshmja AS shkruan se Los Blancos janë duke e përgatitur terrenin për ta bindur Borussia Dortmundin që t’ia lëshojë yllin e saj, i cili ishte transferuar nga Borussia Monchengladbach, dy vjet më parë.

Mirëpo, kampioni evropian ka konkurrencë të fortë pasi interesim për përfaqësuesin gjerman kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid.