Reali ndalet nga Gijoni

Real Madridi nuk e ka filluar mirë edicionin e ri të La Ligas, pasi ka barazuar pa gola në udhëtim te Sporting Gijoni.

Sport

23/08/2015 22:17

Pjesa e parë kaloi në dominim të lehtë të Realit, mirëpo nuk kishte ndonjë rast të mirë për shënim.

Në pjesën e dytë, pavarësisht iniciativës, Reali nuk arriti të shënonte golin e fitores.

Kështu, pas javës së parë të La Ligas, Reali ndan pikët me Gijonin, pasi të dy skuadrat tashmë kanë nga një pikë.