Reali mposhtet nga Bilbao (Video)

Real Madridi është shokuar në udhëtim te skuadra e Bilbaos, ku ka pësuar humbje minimale 1-0, duke rrezikuar kështu vendin e parë në La Ligë, të cilin do ta humb nëse nesër Barcelona shënon fitore ndaj Vallecanos.

Sport

07/03/2015 19:49

Në minutën e 26’ vendasit arritën të kalojnë në epërsi. Rico bën një krosim të mirë në zonën e Realit, ku më së miri u gjet Aduriz i cili shënon një gol mjaft të bukur për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në pjesën e dytë, Reali ishte më kërcënues duke e kërkuar së paku golin e barazimit, mirëpo deri në fund nuk arriti ta bëj një gjë të tillë.

Me këtë humbe, Los Blancos janë ende në vendin e parë të tabelës me 61 pikë, mirëponëse Barcelona shënon fitore në takimin e nesërm kundër Vallecanos, atëherë Blaugranët do të dalin në vendin e parë me 62 pikë të grumbulluara.

https://vine.co/v/OEi2xXz7DXa