Reali mposht Sevillën, Rodrygo vendimtar
Real Madridi ka marrë fitoren e radhës në La Liga. Gjiganti spanjoll përmbysi Sevillën, duke e mposhtur 2:1, shkruan lajmi.net. Ishin fillimisht vendasit që gjetën golin mjaft herët. Në minutën e 3′ shënoi Rafa Mir. Mbrojtja madrilene ishin në ‘gjumë’, teksa ai shënoi një gol të bukur. Reali arritën të barazojnë, pa përfunduar pjesa e…

Sport
Real Madridi ka marrë fitoren e radhës në La Liga.
Gjiganti spanjoll përmbysi Sevillën, duke e mposhtur 2:1, shkruan lajmi.net.
Ishin fillimisht vendasit që gjetën golin mjaft herët.
Në minutën e 3′ shënoi Rafa Mir. Mbrojtja madrilene ishin në ‘gjumë’, teksa ai shënoi një gol të bukur.
Reali arritën të barazojnë, pa përfunduar pjesa e parë.
Në minutën e 29′ shënoi Rodygo.
Braziliani u tregua i saktë nga gjuajtja e lirë dhe realizoi eurogol.
Pjesa e parë u mbyll 1:1. Në pjesën e dytë Reali përmbysi rezultatin.
Pas një kundërsulmi perfekt shënoi përsëri Rodrygo, në minutën e 69′ të ndeshjes.
Me këtë fitore madrilenët mbajnë vendin e dytë me 77 pikë, kurse Sevillla pozicionohen në vendin 10 me 49 pikë./Lajmi.net/