Reali mposht Barcelonën
Real Madrid është skuadra me mbështetjen më të madhe në Spanjë, sipas Qendrës për Studime Sociologjike. Barcelona është e dyta, para Atletico Madridit.
Sport
Real Madrid dhe Barcelona janë pa dyshim dy klubet më të mëdha në Spanjë, dhe në kontinentin e Evropës.
Mirëpo, Los Blancos e mposhtin rivalin nga Camp Nou sa i përket përkrahjes. Sipas Qendrës për Studime Sociologjike (CIS), Real Madrid është skuadra me mbështetjen më të madhe në Spanjë.
Los Blancos kanë mbledhur 37.9 për qind të votave të personave të anketuar kurse Barcelona doli e dyta me 25.4 për qind. Atletico Madrid, kampioni i ri i La Ligës përfundoi i treti me 61. për qind.
Por, nëse konsiderohet fakti se për një numër të madh të tifozëve Atletico është skuadra e dytë më e dashur, atëherë përqindja mund të rrihet në 8.3.
Këto janë tri ekipet që qëndrojnë në pozitat e para, të tjerët janë shumë, por edhe kanë përqindje dukshëm më të vogël.