Reali meriton notën 10

Angel di Maria thotë se Real Madrid e meriton notën 10 për arritjet gjatë sezonit 2013-14. Por, ai thekson se ekipi e la anash garën për titull në La Ligë duke menduar për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

29/05/2014 14:33

Angel di Maria beson se sezoni 2013-14 i Real Madridit e meriton notën perfekte 10, pas triumfit në Ligën e Kampionëve e Copa del Rey, edhe pse përfunduan në pozitën e tretë në La Ligë.

Los Blancos mposhtën Atletico Madridin me rezultat 4-1 pas vazhdimeve në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Rey.

“Ekipi meriton notën perfekte 10. Ne kaluam një stinor të jashtëzakonshëm. Ne dhamë gjithçka në fushë”, deklaroi Di Maria për të përditshmen sportive madrilene Marca.

“Nuk e fituam La Ligën por mendoj se kryesisht për faktin se mendimet i kishim tek finalja e Ligës së Kampionëve. Nuk e di se çka mendojmë bashkëlojtarët e mi por unë mendoj se e kemi neglizhuar pak sa La Ligën. Por, në fund fituam dy tituj të rëndësishëm. Ka qenë një vit i mirë”, u shpreh ai.