Reali me strategji interesante për ta transferuar Eriksen

Real Madrid raportohet se po përgatit një ofertë të fundit për lojtarin e Tottenham, Christian Eriksen, para se të mbyllet dritarja e transferimeve në Evropë.

Sport

18/08/2019 10:16

Ekipet angleze nuk janë në gjendje të transferojnë më lojtarë, por skuadrat në Spanjë, Gjermani dhe Francë kanë akoma kohë.

Reali vazhdon ta monitorojë situatën e danezit dhe mund të bëjë një lëvizje në ditët e fundit të merkatos, transmeton lajmi.net.

Spurs janë në një pozitë të ndërlikuar me Eriksen të cilit i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij, dhe mundësia e largimit falas në fund të këtij sezoni është e madhe.

Klubi i Londrës veriore e gjen veten në një situatë kur ata nuk mund të urdhërojnë një shumë të madhe për 29-vjeçarin, pavarësisht se ai është nga lojtarët më të rrezikshëm në futbollin evropian.

Raportet pretendojnë se Los Blancos do paraqesë një ofertë prej 65 milionë eurove në ditën e fundit të transferim, duke i dhënë presidentit Daniel Levy një shans të fundit për të marrë para nga shitja e Eriksen. /Lajmi.net/