Reali me Jamesin nga minuta e parë

James Rodriguez është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe pritet të jetë titullar tek Real Madrid për ndeshjen kundër Granadas të dielën.

Sport

03/04/2015 11:05

Festë në Real Madrid, James Rodriguez është rikthyer nga lëndimi.

Ylli kolumbian ka stërvitur sot së bashku me ekipin titullar dhe pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Granadas të dielën.

James ka munguar prej kur u lëndua në duelin me Sevillan ku shënoi gol.

Dhe, mungesa e tij në ekip është vërejtur shumë pasi Los Blancos e kanë humbur kryesimin në La Ligë.

Por, ai është rikthyer e tifozët do të shpresojnë edhe në rikthimin e pozitës së parë në tabelë.