Reali mban Pepen

Qendërmbrojtësi Pepe do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, deri në verën e vitit 2019, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Sport

05/03/2015 13:01

Pepe nuk do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi që spekulohej se kërkohej nga disa klube të Premierligës, do të mbetet në Santiago Bernabeu.

Madje, e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, ka njoftuar se drejtuesit e Real Madridit do ta shpërblejnë atë me kontratë të re deri në vitin 2019.

Pepe është aktualisht i lidhur me Los Blancos deri në verën e vitit 2016, por do të shpërblehet për paraqitjet e mira në periudhën e fundit.