Reali, marrëveshje me Rodriguezin

Real Madrid ka arritur marrëveshje për James Rodriguezin. Të paktën kështu shkruan e përditshmja spanjolle, As, sipas së cilës, Monaco kërkon 80 milionë euro.

Sport

15/07/2014 13:36

Real Madridi dhe James Rodriguez kanë arritur marrëveshje. Sipas të së përditshmes spanjolle “AS”, Merengues dhe sulmuesi kolumbian tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, prej së cilës ylli i Botërorit do t’i marrë 7,5 milionë euro në vit.

Tash pritet të bindet edhe Monaco, e cila kërkon 80 milionë euro. Los Blancos presin t’i shesin Angel Di Marian dhe Sami Khediran, prej së cilëve do të përfitojnë para të mira, për t’i bërë gati më pas 70 milionë euro plus kartonin e Casemiros, vetëm për të arritur tek Rodriguez.

Ky i fundit nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u transferuar tek kampioni aktual evropian.