lajmi.net

Reali largon Khediran

Sami Khedira nuk do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin dhe do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Sport

20/11/2014 09:08

Sami Khedira është duke kaluar muajt e fundit të karrierës së tij si futbollist i Real Madridit.

Mesfushori gjerman nuk do ta vazhdojë kontratën me gjigantin nga Santiago Bernabeu dhe do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm, raporton portali spanjoll “Cadena Ser”.

Khedira ka kontratë me Los Blancos deri në fund të këtij sezoni dhe pritej të largohet në janar.

Por, lëndimi i mesfushorit kroat Luka Modric i cili do të mungojë për tre muaj ka bërë që Khedira të mbetet në klub, mirëpo jo më gjatë se deri në verën e vitit të ardhshëm kur si futbollist i lirë do të zgjedhë një destinacion të ri. 

Reali ‘largon’ Khediran

Sami Khedira do të largohet nga Real Madrid. Mesfushori gjerman pritet të transferohet në Premierligë te njëri nga gjigantët londinezë, Arsenal ose Chelsea.

Sport

14/08/2014 10:25

Sami Khedira do të transferohet në Arsenal ose Chelsea në ditët e ardhshme pasi Real Madrid ka bërë të qartë se ai nuk ka të ardhme në klubin spanjoll. Khedira spekulohej me gjigantët londinezë në javët e fundit.

Dhe, “Daily Express” ka njoftuar se Khedira do të nënshkruajë për njërin prej tyre në të ardhmen e afërt pas injorimit në triumfin e Realit në Superkupën e Evropës kundër Sevillas.

Khedira ishte pritur të luajë në ndonjë fazë të ndeshjes, por Los Blancos duket se kanë vendosur të largojnë 27-vjeçarin i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Santiago Bernabeu. 

LM