Reali largon Illarramendin
Asier Illarramendi do të largohet nga Real Madrid. Vetëm një vit pas ardhjes në klub, mesfushori do të ketë një skuadër tjetër. Ai do të huazohet tek rivali i La Ligës, Athletic Bilbao.
Sport
Mesfushori Asier Illarramendi do të largohet nga Real Madrid. Los Blancos kanë vendosur të largojnë atë duke e huazuar tek rivali i La Ligës, Athletic Bilbao.
Sipas portalit “Fichajes.net”, ish anëtari i Real Sociedad së shpejti do t’i bashkohet Bilbaos pasi është njoftuar nga trajneri Carlo Ancelotti se nuk do të ketë hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu.
Illarramendi iu bashkua Real Madridit nga Real Sociedad vetëm një vit më parë për 30 milionë euro.