Reali lanson Modricin

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pritet të luajë sonte kundër Schalkes në Santiago Bernabeu, duke shënuar rikthimin e tij nga lëndimi i rëndë.

Sport

10/03/2015 13:41

Pas një mungese të gjatë, Luka Modric do t’i zhvillojë minutat e para pas rikuperimit nga lëndimi, në ballafaqimin kundër Schalkes, në Ligën e Kampionëve.

Ylli kroat është i ftuar për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës gjermane, dhe pritet të luajë, duke e kompletuar procesin e rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në nëntorin e vitit të kaluar në ballafaqimin mes Kroacisë dhe Italisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, Modric do të luajë kundër Schalkes, por mbetet të shihet nëse nga formacioni bazë, apo do të inkuadrohet si rezervist.

Reali ka epërsi 2:0 nga ndeshja e parë kundër Schalkes.