Reali konfirmon numrat e ri për Bale, Rodrygo dhe Jovic, tre lojtarë mbesin pa numër

Real Madrid vazhdon me përgatitjet për edicionin 2021/22.

Sport

12/08/2021 22:39

“Los Blancos” kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore, derisa janë rikthyer lojtarët si Gareth Bale, Dani Ceballos, Martin Odegaard dhe Luka Jovic, që edicionin e kaluar ishin huazim te skuadrat si Tottenham, Arsenal dhe Frankfurt, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen në skuadër, Reali iu ka dhënë numra të ri, derisa tre prej tyre momentalisht janë pa numra.

Gareth Bale ka marrë numrin 18, Rodrygo 21, ‘dështaku serb’ 16, kurse Vallejo, Ceballos dhe Odegaard mbesin pa numër.

Problemi është që kanë mbetura vetëm dy vende në skuadër, andaj ekziston edhe mundësia që talenti norvegjez të shitet te Arsenal, skuadër që vazhdon ta kërkojë me ngulm./Lajmi.net/