Reali konfirmon lëndimin e Pepe
Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar se mbrojtsi portugez, Pepe ka probleme me muskujt e këmbës së djathtë.

Sport
Lojtari i Los Blancos u lëndua në ndeshjen ndaj Bayern Munchen dhe më pas u detyrua të largohet nga loja.
Ai ka dëmtuar një muskuj të këmbës së djathtë dhe mund të mos jetë gati për startin e La Ligas edhe pse ende nuk dihet saktësisht se sa do të mungoj ai.
Në deklaratën zyrtare të Realit shkruhet se gjendja e lojtarit do të monitorohet në vazhdimësi nga afër.