lajmi.net

Reali kërkon Ramiresin

Mesfushori i Chelseas, Ramires, mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Real Madridit. Carlo Ancelotti kërkon transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.

Sport

23/09/2014 12:53

Mesfushori i Chelseas, Ramires, ka dalë si objektiv i Real Madridit.

Trajneri i Los Blancos Carlo Ancelotti dëshiron ta transferojë në Santiago Bernabeu, ka njoftuar “Mirror”.

Ancelotti është në kërkim të një përforcimi në mesfushë pas fillimit të zbehtë të edicionit të ri dhe ka identifikuar Ramiresin si futbollistin e nevojshëm.

Reprezentuesi brazilian edhe në të kaluarën ishte spekuluar me transferim në Real Madrid.

27-vjeçari nënshkroi për Chelsean me Ancelottin më 2010 dhe vazhdon të ketë raport të mirë me italianin i cili shpreson ta bind atë që t’i bashkohet Real Madridit. 

Reali kërkon Ramiresin

Real Madridi nuk po ndalet së kërkuar lojtarë, pasi tashmë në listën e dëshirave të Perezit është shtuar edhe mesfushori i Chelseas, Ramires.

Sport

07/09/2014 21:45

The Daily Star on Sunday shkruan se gjiganti spanjoll, Real Madridi ka bërë një ofertë prej 25 milionë funte për Ramiresin, në ditën e fundit të merkatos verore.

Sidoqoftë, oferta e madrilenëve është refuzuar shumë shpejtë nga Jose Mourinho, i cili nuk ka lejuar shitjen e brazilianit.

Pavarësisht kësaj, Los Blancos do të kërkojnë transferimin e Ramires gjatë afatit kalimtar dimëror, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë një shumë më të madhe parash sesa oferta e parë.

Largimi i Xabi Alonsos ka lënë hapësira të mëdha në mesfushën e Realit, hapësira këto të cilat duhet të plotësohen gjatë janarit, me transferimin e ndonjë lojtari të ri.

LM