Reali kërkon Courtoisin

Një lajm bombë ka arritur nga mediat angleze ku është raportuar se skuadra e Real Madridit është duke kërkuar shërbimet e portierit të Chelseas, Thibaut Courtois.

Sport

09/02/2015 10:17

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, mësojmë se Real Madridi është duke shikuar të sigurojë shërbimet e portierit të Chelseas, Courtoisit.

Los Blancos duket se kanë dështuar me tentativën e tyre për të transferuar De Gean i cili është pranë rinovimin të kontratës së re me skuadrën nga Old Trafford.

Kështu, Mbretërit tashmë janë duke kërkuar Courtoisin i cili gjithashtu është duke u konsideruar si njëri ndër portierët më të mirë në botë për momentin.