Reali ka bërë ofertë për Verattin

Agjenti i Marco Verattit, ka t hënë se skuadra e Real Madridit ka bërë ofertë për të siguruar shërbimet e klientit të tij, gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

05/09/2014 17:07

Sipas agjentit të lojtarit, Reali ka bërë një ofertë për  Verattin, ofertë kjo që është refuzuar nga skuadra e PSG.

“A tentoi Real Madridi transferimin e Verattit?  Po, një gjë e tillë ka ndodhur”.

“Reali ka bërë ofertë për Marcon, mirëpo PSG kishte kërkesat e veta dhe kështu marrëveshja nuk u arrit”.

“Kjo është arsyeja pse Veratti luan ende për PSG-në”, tha Donato Di Campli.