Reali jeton edhe pa Ronaldon

Pas ndeshjes kundër Elches, Carlo Ancelotti lavdëroi reagimin e futbollistëve të tij në mungesë të Cristiano Ronaldos. Pavarësisht suspendimit të yllit portugez me tri ndeshje moslojë në La Ligë, Los Blancos i fituan që të tria dhe morën kryesimin në tabelë të shtunën mbrëma kur mposhtën Elchen 3:0 dhe Barcelona humbi në udhëtim te Real…

Sport

23/02/2014 10:17

Pas ndeshjes kundër Elches, Carlo Ancelotti lavdëroi reagimin e futbollistëve të tij në mungesë të Cristiano Ronaldos.

Pavarësisht suspendimit të yllit portugez me tri ndeshje moslojë në La Ligë, Los Blancos i fituan që të tria dhe morën kryesimin në tabelë të shtunën mbrëma kur mposhtën Elchen 3:0 dhe Barcelona humbi në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 3:1.

Pas suspendimit të Ronaldos, shumëkush mendoi se mungesa e tij do të ketë ndikim të madh në rezultatet e ekipit.

Mirëpo, gjiganti madrilen shënoi tri fitore të njëpasnjëshme me gola të futbollistëve të ndryshëm që u paraqitën dhe morën përgjegjësi në mungesë të yllit kryesor.

Gareth Bale, Karim Benzema, Jese, Isco, Asier Illarramendi e Luka Modric ishin golashënues në fitoret ndaj Villarrealit, Getafes dhe Elches.

Trajneri Carlo Ancelotti ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij ndërsa u ankua për suspendimin e “padrejtë” të Ronaldos, të cilin megjithatë do ta ketë në dispozicion për duelin e radhës.