Reali i pushon yjet ndaj Schalkes

Real Madridi do t’i pushojë lojtarët kryesorë, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, të martën mbrëma. Los Blancos e fituan duelin e parë në Gjermani me rezultat të thellë, 6:1, kështu që trajneri Carlo Ancelotti e ka luksin t’ua japë rastin lojtarëve rezervistë, për t’i ruajtur…

Sport

17/03/2014 19:02

Real Madridi do t’i pushojë lojtarët kryesorë, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, të martën mbrëma.

Los Blancos e fituan duelin e parë në Gjermani me rezultat të thellë, 6:1, kështu që trajneri Carlo Ancelotti e ka luksin t’ua japë rastin lojtarëve rezervistë, për t’i ruajtur ata kryesorë për El Clasicon e së dielës ndaj Barcelonës, që do të luhet në Santiago Bernabeu.

“I kam lojtarët mjaft të lodhur, prandaj nesër ndaj Schalkes do të bëjë ndryshime të shumta”, ka thënë trajneri italian.

“El Clasico? E kam parë gjithnjë Barcelonën si një skuadër mjaft të fortë. Mund të ndodh që të kenë probleme, por i kanë kaluar mirë, duke i fituar ndeshjet. Të dielën do të jetë një ndeshje mjaft e ekuilibruar”, vazhdoi ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG’së.