Reali i madh

Real Madrid konfirmoi periudhën e formës së jashtëzakonshme duke shënuar një tjetër fitore të thellë në kuadër të La Ligës. Los Blancos shkatërruan Almerian duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 14’të. Cristiano Ronaldos iu nevojitën vetëm tre minuta lojë që ta kalojë skuadrën e tij në…

Sport

23/11/2013 21:01

Real Madrid konfirmoi periudhën e formës së jashtëzakonshme duke shënuar një tjetër fitore të thellë në kuadër të La Ligës.

Los Blancos shkatërruan Almerian duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 14’të.

Cristiano Ronaldos iu nevojitën vetëm tre minuta lojë që ta kalojë skuadrën e tij në epërsi, pas një asistimi të bukur nga Isco. Kurse, pas një ore lojë, epërsinë e Realit e dyfishoi sulmuesi Karim Benzema.

Në listën e realizatorëve emrin e shkroi edhe futbollisti më i shtrenjtë në botë, përforcimi i ardhur gjatë verës nga Tottenham, Gareth Bale, ndërsa dy golat e fundit në këtë ndeshje për Realin i realizuan Isco – i cili e nisi duelin si titullar – dhe i riu Alvaro Morata.

Mirëpo, fitorja e thellë erdhi me një çmim, Ronaldu pësoi një lëndim dhe u desh të zëvendësohej pas vetëm shtatë minutash lojë në pjesën e dytë.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë.

Me këtë fitore, Los Blancos vazhdojnë ndjekjen e liderit Barcelona që ka gjashtë pikë më tepër në kuotën e 40 pikëve.