Reali i ka kryer përforcimet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se nuk do të sjellë përforcime të tjera gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ai po ashtu insistoi se llogaritë në dyshen Di Maria – Khedira.

Sport

16/08/2014 16:14

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se nuk planifikon të bëjë përforcime të tjera në vazhdim të këtij afati kalimtar të verës.

“A do të vijnë futbollistë të tjerë? Çështja e përforcimeve është mbyllur, nuk do ta hapim më”, deklaroi ai.

Strategu italian kështu i dha fund spekulimeve rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao. Po ashtu ai insistoi se Angel di Maria e Sami Khedira janë futbollistë të Real Madridit.

“Janë futbollist të Real Madridit. Nuk kanë luajtur në Superkupë sepse janë kthyer në stërvitje më 5 gusht”, u shpreh ai.