Reali i gjen zgjidhje Bales, e huazon te kjo skuadër

Real Madrid dëshiron të largojë Gareth Bale nga skuadra.

Sport

14/05/2019 16:21

E ardhmja e Gareth Bale nuk do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’ te Real Madrid.

Uellsiani nuk kishte një sezon aspak të mirë te Real Madrid, dhe trajneri Zinedine Zidane nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid ka përgatitur një lëvizje të dëshpëruar për Gareth Bale, duke e ofruar në huazim te Tottenham Hotspur në Premierligë, përcjell ‘lajmi.net’.

Bale te Real Madrid ka një pagë të madhe prej 600 mijë funte në javë, por i duhet të pranojë një pagë më të ulët nëse dëshiron të lejojë finalizimin e marrëveshjes me Tottenham.

29 vjeçari ka qenë pjesë e Tottenham edhe në të kaluarën, ku në vitin 2013 për 100 milionë euro ishte transferuar te Real Madrid./Lajmi.net/