Reali i dobët

Cristiano Ronaldo ka pranuar se Real Madrid nuk ka të drejtë të ankohet pas humbjes 1-0 nga Atletico Madrid në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma. Goli nga Diego Costa në minutën e 11-të doli të jetë vendimtar për Atleticon që fitoi derbin e parë nga viti 1999. Ronaldo refuzoi të jap shpjegime për humbjen dhe…

Sport

29/09/2013 11:00

Cristiano Ronaldo ka pranuar se Real Madrid nuk ka të drejtë të ankohet pas humbjes 1-0 nga Atletico Madrid në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma.

Goli nga Diego Costa në minutën e 11-të doli të jetë vendimtar për Atleticon që fitoi derbin e parë nga viti 1999.

Ronaldo refuzoi të jap shpjegime për humbjen dhe i bëri thirrje ekipit të reagojë, pasi kanë mbetur pesë pikë prapa dyshes së liderëve, Barcelona dhe Atletico Madrid me bilanc pozitiv pas shtatë xhirosh.

“Ne nuk luajtëm mirë, nuk merituam të fitojmë”,  deklaroi Ronaldo.

“Atletico shënoi një gol të hershëm dhe luajti mirë për gjithë takimin. Nuk ishte lehtë për ne sepse u desh të luajmë kundër një skuadre që mbrohej me të gjithë futbollistët. Ishte vështirë të shënonim. Nuk duhet të dramatizojmë gjërat. Duhet të mbajmë kokat lart të vazhdojmë të punojmë sepse ka edhe shumëçka për të fituar këtë vit”, u shpreh ai.