Reali gjen portierin e ri
Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Real Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një portieri të ri.
Pas vështirësive për të arritur deri tek objektivi primar, David de Gea, Los Blancos kanë kthyer vëmendjen tek “plani B”.
E ai është anëtari i Tottenhamit, Hugo Lloris, ka bërë të ditur “London Evening Standard”.
Reprezentuesi francez është objektivi i ri i trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili ngadalë dëshiron të ketë në dispozicion një portier që mund të konsiderohet si pasardhës i kapitenit Iker Casillas.