Reali gjen Alonson e ri

Real Madrid është kritikuar për shitjen e Xabi Alonsos. Por, gjiganti nga Santiago Bernabeu planifikon të transferojë një pasardhës të tij, mesfushorin e talentuar të Liverpoolit, Pedro Chirivella.

Sport

23/09/2014 10:23

Xabi Alonso u largua nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar Bayern Munichut. Shitja e mesfushorit spanjoll ka zgjuar kritikat e tifozëve të Los Blancos ndaj presidentit Florentino Perez.

Por, kampioni i Evropës planifikon të ndërhyjë në treg dhe të transferojë pasardhësin e tij. Sipas mediave britanike, Reali ka identifikuar mesfushorin e ri të Liverpoolit, Pedro Chirivella, 17-vjeç, si objektiv për afatin kalimtar të verës.

“Daily Star” raporton se skautët e Realit janë duke ndjekur paraqitjet e Chirivellas i cili në Anfield erdhi vitin e shkuar nga Valencia por ende nuk është paraqitur për Reds.

Ai është anëtar i ekipit të rinjve të Spanjës dhe konsiderohet si futbollist me karakteristika të ngjashme me Alonson.