Reali gaboi me Hernandezin

Gazetari spanjoll Melcor Ruiz ka thënë se Real Madrid gaboi me transferimin e sulmuesit Javier Hernandez, gjatë verës së vitit të kaluar.

Sport

06/03/2015 18:11

Gazetari spanjoll, Melcor Ruiz ka kritikuar Real Madridin për transferimin e sulmuesit Javier Hernandez, gjatë verës së vitit të kaluar.

“Chicharito” gjatë këtij sezoni bëri 17 paraqitje, por realizoi vetëm tre gola dhe dy asistime në të gjitha garat.

Bilanc ky shumë i dobët për një futbollist sulmues të Realit.

“Nuk kishin nevojë ta transferimin dhe mendoj se kanë gabuar rëndë”, deklaroi Ruiz për mediat spanjolle.

“Ai ka hapësirë të vogël për lojë dhe nuk do të arrijë të jap kontribut”, u shpreh ai.