Reali fiton me magjinë e Ronaldos

Real Madrid mposhti Malagan 1:0 dhe krijoi gjashtë pikë epërsi në krye të La Ligës. Në një ballafaqim aspak të lehtë për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti, Los Blancos morën pikë të plota falë një magjie nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez realizoi një gol të bukur në minutën e 23’të kur pranoi një top nga…

Sport

15/03/2014 20:51

Real Madrid mposhti Malagan 1:0 dhe krijoi gjashtë pikë epërsi në krye të La Ligës.

Në një ballafaqim aspak të lehtë për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti, Los Blancos morën pikë të plota falë një magjie nga Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez realizoi një gol të bukur në minutën e 23’të kur pranoi një top nga krahu i djathtë nga Gareth Bale dhe iu shmang dy futbollistëve kundërshtarë duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për të dërguar goditje në këndin e djathtë të portës për avantazhin e Realit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Los Blancos, që nuk shënuan më në vazhdim, por arritën që me sukses të mbrojnë rezultatin dhe morën pikë të plota, shumë të rëndësishme në garë për titull.

Reali ka gjashtë pikë epërsi ndaj Atletico Madridit që ndeshet sonte me Espanyolin.