Reali fiton festivalin e golave
Cristiano Ronaldo shënoi het-trik kurse Gareth Bale shtoi dy gola të tjerë në fitoren e Real Madridit ndaj Sevillas 7-3 në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë. Dy golat nga ylli uellsian erdhën pas vetëm 27 minutash lojë kur Reali krijoi epërsi të hershme 3-0 para se Sevilla të kundërpërgjigjej…

Sport
Cristiano Ronaldo shënoi het-trik kurse Gareth Bale shtoi dy gola të tjerë në fitoren e Real Madridit ndaj Sevillas 7-3 në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.
Dy golat nga ylli uellsian erdhën pas vetëm 27 minutash lojë kur Reali krijoi epërsi të hershme 3-0 para se Sevilla të kundërpërgjigjej duke shënuar dy herë për përfundimin e pjesës së parë me disavantazh 3-2.
Golin tjetër për Realin e kishte shënuar Ronaldo nga penalltia. Festivali i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë kur Karim Benzema realizoi dy herë para se Ronaldo të kompletojë het-trikun e tij pas 70 minutash lojë.
Me këtë fitore, Reali qëndron në pozitën e tretë në La Ligë, gjashtë pikë më pak se Barcelona, e pamposhtur.