Reali fiton falë Ronaldos (Video)

Madridi Real ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Baselit, me golin e vetëm të shënuar nga Ronaldo.

Sport

26/11/2014 22:37

Ndeshja që nga fillimi ishte mjaft interesante dhe e bukur për tu shikuar, me një Basel që ishte mjaft kërkues.

Sidoqoftë,  në minutën e 35’ Cristiano Ronaldo arrin që të mposht skuadrën kundërshtare, duke kaluar Los Blancos në epërsi.

Në vazhdim, Baseli kërcënoi disa herë, teksa vlen të përmendet se skuadrës zvicerane nuk i’u dha një penallti, pasi Ramos e ndali me dorë goditjen e bërë nga Shkëlzen Gashi.

Reali tashmë posedon 15 pikë, teksa Baseli ka 6 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Ludogoretsi.

Video