Reali fiton 400 milionë euro nga të drejtat e stadiumit

Real Madrid do të përfitojë 400 milionë euro nga shitja e të drejtave të emrit të stadiumit tek IPIC (International Petroleum Investment Company).

Sport

29/10/2014 10:20

Real Madrid ka arritur marrëveshje me IPIC (International Petroleum Investment Company), me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Andaj, mund të merrni me mend se bëhet fjalë për një marrëveshje multi-milionëshe.

Sipas mediave spanjolle, renovimi i stadiumit Santiago Bernabeu është më afër se kurrë dhe klubi ka pranuar që t’i shesë të drejtat e emrit të stadiumit tek IPIC, për 400 milionë euro.

“Synimi i Realit është të bëhet klubi më i mirë i shekullit 21. Dhe, falë suksesit në fushë por edhe zhvillimit në aspektin e biznesit, do të përforcojë statusin e klubit anembanë botës”, deklaroi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.