Reali fitoi falë gjyqtarit

Të përditshmet spanjolle u shfaqën njëzëri duke akuzuar gjyqtarin Muniz Fernandez për “ndihmë” ndaj Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Elches të mërkurën mbrëma në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në La Ligë. Gjiganti spanjoll fitoi falë penalltisë së akorduar në minutat shtesë, e që ishte mjaft e debatueshme. Por, Fernandez u kritikua…

Sport

26/09/2013 12:09

Të përditshmet spanjolle u shfaqën njëzëri duke akuzuar gjyqtarin Muniz Fernandez për “ndihmë” ndaj Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Elches të mërkurën mbrëma në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në La Ligë.

Gjiganti spanjoll fitoi falë penalltisë së akorduar në minutat shtesë, e që ishte mjaft e debatueshme. Por, Fernandez u kritikua për mënyrën si ndau drejtësinë edhe në rastin kur nuk e ndëshkoi mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos me kartonin e dytë të verdhë.

“Fitoi pasioni nga Muniz Fernandez”, “Faleminderit Muniz Fernandez”, “Fati dhe gjyqtari, fiton Reali” ishin disa nga titujt e gazetave spanjolle.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ishte edhe më e ashpër pasi titulloi fitoren e Realit me titullin “Çfarë plaçkitje”.