Reali e sfidon Arsenalin për Begovic

Real Madridi ka hyrë në garë për portierin Asmir Begovic, i cili pëlqehet edhe nga Arsenali. Los Blancos ofrojnë 18 milionë euro për portierin boshnjak.

Sport

28/06/2014 14:27

Real Madridi është në kërkim të një portieri, duke e pasur parasysh se Iker Casillas ka shfaqur pasiguri kohëve të fundit dhe që e ardhmja e Diego Lopez në Santiago Bernabeu nuk është e sigurt.

Për këtë, tabloidi britanik Daily Mail shkruan se Los Blancos ia kanë vënë syrin portierit Asmir Bgovic.

27 vjeçari boshnjak aktualisht është pjesë e Stoke Cityt, ndërsa pëlqehet edhe nga Arsenali.

Gjithnjë sipas këtij tabloidin, kampioni evropian ofron 18 milionë euro për Begovic, i cili ishte pjesë e Botërorit me boshnjakët.