Reali e largon pas vetëm dy muajve serbin që i kushtoi 60 milionë euro

Mund të duket e pabesueshme, por Luka Joviç mund të largohet nga Real Madrid, vetëm dy muaj pas transferimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

14/08/2019 10:50

Reprezentuesi serb i transferuar  te Real Madrid për 60 milionë euro nga Eintracht Frankufrt, sezonin e ri me gjasa të mëdha mund të mos e nis te ‘Los Blancos’.

Sipas ‘Marca’, e cila bazon shkrimin e saj te mediet serbe, Zinedine Zidane nuk ka mbetur aspak i impresionuar nga Joviç në këta dy muaj, dhe ai mund të largohet në huazim.

Joviç ishte nënshkrimi i parë i rregullt i Real Madrid këtë verë, i cili me skuadrën nga Bernabu nënshroi për gjashtë sezone.

Lojtari sezonin e kaluar te Eintracht Frankfurt pati sezon të mirë, duke ndihmuar gjermanët të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës./Lajmi.net/