Reali e harron Neymarin, ja kush do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus është drejt finalizimit, dhe Real Madrid ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sport

08/07/2018 19:32

Shumë herë është folur se Neymar mund të jetë lojtari që do të pasojë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Por, tani presidenti Florentino Perez, është duke shikuar një alternativë tjetër.

Bëhet fjalë për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Mediet në Spanjë gjatë ditës kanë raportuar se Hazard mund të zëvendësojë Ronaldon.

Pritet që Real Madrid t’i dërgojë një ofertë të majme Chelsea për reprezentuesin belg, që ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës./Lajmi.net/