Reali e do edhe El Shaarawyn

Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas James Rodriguezit, gjiganti spanjoll e do edhe një sulmues. Bëhet fjalë për El Shaarawyn e Milanit.

Sport

24/07/2014 13:59

Real Madridi e kërcënon Milanin. Gjiganti spanjoll nuk e ka ndërmend të ngopet me përforcime.

Pasi e solli në Santiago Bernabeu sulmuesin kolumbian, James Rodriguez, kampioni evropian ia ka vënë syrin një tjetër sulmuesi.

Bëhet fjalë për Stephan El Shaarawyn, të cilin e kërkon trajneri Carlo Ancelotti, shkruan e përditshmja italiane ‘Republicca’.

Sipas kësaj të fundit, Los Blancos i kanë bërë gati 16 milionë euro, për t’i bindur Rossoneri që ta shesin sulmuesin italian, të cilin nuk e lanë rehat lëndimet kohëve të fundit.