Reali e dëshiron Koulibalyn, i ofron para dhe një futbollist Napolit

Real Madrid raportohet se i kanë ofruar Napolit shërbimet e Luka Modric si pjesë e marrëveshje për të sjellë Kalidou Koulibaly në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

13/12/2019 09:22

Mbrojtësi nga Senegali konsiderohet në mesin e më të mirëve sot në botën e futbollit, dhe është dëshirë e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Dhe gjigantët nga La Liga, kanë vendosur t’i ofrojnë Napolit fituesin e Topit të Artë të vitit 2018 dhe një shumë rreth 50 milionë euro, për t’i bindur që të heqin dorë nga Koulibaly, shkruan El Desmarque, përcjell lajmi.net.

28 vjeçari raportohet se është vlerësuar 102 milionë euro, por e kaluara e Modric mund të bëjë që Napolit t’i duket tërheqëse oferta e Realit.

Modric 34 vjeçar, ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon për skuadrën e Zinedine Zidane, dhe një pjesë të tyre nuk i ka nisur nga fillimi./Lajmi.net/