Reali e befasoi Robbenin

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben është befasuar nga taktika e Real Madridit në duelin e tyre në Santiago Bernabeu. Ai kishte pritur lojë më sulmuese nga Los Blancos.

Sport

24/04/2014 00:18

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben është shprehur i befasuar me taktikën e Real Madridit në humbjen 1:0 nga Los Blancos në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët dominuan në posedimin e topit, por vendasit i ndëshkuan në kundërsulm me golin e sulmuesit Karim Benzema.

“Kam pritur më tepër nga Reali. Kam pritur që ata të shpërthejnë nga nisja”, deklaroi Robben pas ndeshjes.

“Por, ata na pritën dhe na lejuan që të luajmë lojën tonë. Kjo më befasoi.