Reali do të shkojë në finale

Karim Benzema është i bindur se Reali do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Bayernit. Ylli francez mendon se gjiganti spanjoll mund të fitojë edhe në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena.

Sport

24/04/2014 11:06

Karim Benzema beson se Real Madrid do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Ishte pikërisht sulmuesi francez ai që e realizoi golin e fitores për ekipin e Carlo Ancelottit.

“Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, njëjtë si sonte. Duke e thënë këtë, ne kemi besim se mund të fitojmë”, deklaroi Benzema për uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

“Ishte një natë speciale. Bayerni ka ekip të shkëlqyer, por ne luajtëm mjaft mirë dhe fituam. Ne shkuam mirë përpara dhe ishim të sigurt në mbrojtje”.

“Ne luajtëm së bashku si grup dhe i thyem sulmet e kundërshtarit, si gjithmonë. Ishte posaçërisht e rëndësishme se në luajtëm në atë mënyrë ndaj Bayernit”.

“Ne i kishim tri raste brilante në pjesën e parë dhe ata e kishin vetëm një. Gjëja e rëndësishme për ne ishte që ta fitonim lojën dhe tash do të mundohemi të vazhdojmë me këtë formë edhe në ndeshjen e dytë”, vazhdoi ish futbollisti i Olympique Lyonit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 prill në stadiumin Allianz Arena të Munichut.