Reali “burgos” Ronaldon (FOTO)

Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen fotografi qesharake pas dënimit të Real Madridit nga FIFA.

Sport

15/01/2016 15:22

Komisioni Disiplinor i FIFA-së, ka dënuar Real Madridin dhe Atletico Madridin për shkeljen e rregullave të transferimit ndërkombëtar dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeç.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e FIFA-së, thuhet se dy klubet nga kryeqyteti spanjoll kanë shkelur rregullat dhe do ta kenë të ndaluar regjistrimin e përforcimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare, deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen fotografi qesharake pas dënimit të Realit.

Në një prej tyre, futbollistët e “Los Blancos” paraqiten si të burgosur me pretendimin se nuk do të lejohen të largohen nga klubi pas këtij dënimi nga FIFA.