Reali bën detyrën në Bernabeu dhe merr kryesimin në La Liga

Real Madrid ka mposhtur Espanyol 2:0 në sfidën e xhiros së 15-të La Ligas të zhvilluar në mesditë në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

07/12/2019 14:54

Fitorja e Real Madrid mban vulë franceze, me golat e shënuara  nga Rapahel Varane dhe Karim Benzema.

Mbrojtësi Varane arriti që në minutën e 37’ të zhbllokoi ndeshje, kur shënoi për 1:0.

Në minutën e 79’, Benzema shënoi për 2:0.

Nga minuta e 83’, Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit të mbrojtësi Fereland Mendy.

Pas kësaj fitore, Real Madrid udhëheq në La Liga me 34 pikë, tri më shumë se Barcelona, që në mbrëmje takohet me Mallorca./Lajmi.net/