Reali, Barça apo Atleti, kush o ma i forti?

Reali, Barcelona dhe Atletico do të luftojnë për epitetit e më të mirit në La Liga sezonin e ardhshëm, i cili pritet të jetë mjaft interesant. Kështu mund të duken këto tri skuadra në sezonin e ri. 

Sport

24/07/2014 15:10

Pas sezonit të kaluar, ku kampioni u përcaktua në xhiron e fundit, është koha për të shikuar përpara.

Sot është hedhur shorti për sezonin e ri, ku priten sfida mjaft interesante. Sigurisht, ekipet kanë bërë dhe do të bëjnë ndryshime deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Edhe këtë sezon pritet një sfidë e fortë ndërmjet treshes, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Të tria skuadrat kanë bërë ndryshime. Dy të parat u përforcuan, kurse e treta u dobësua.

Përafërsisht, kështu mund të duken sezonin e ardhshëm Reali, Barça dhe Atleti.