Reali barazon në shtëpi (Video)

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në shtëpi me rezultat 1-1, në takimin kundër Villarealit, duke rihapur kështu garën për titullin e La Ligas.

Sport

01/03/2015 22:50

Ndeshja filloi me një intensitet mjaft të lartë për Realin, i cili pavarësisht se kishte topin në posedim, nuk arrinte të krijonte raste të mira për gol.

Në minutën e 52′ akordohet penallti për skuadrën Mbretërore, të cilën në gol e shndërron Ronaldo, falë një goditjeje perfekte me të djathtën e tij.

Nuk vonon shumë dhe vjen kundërpërgjigja e skuadrës mysafire. Në minutën e 64′ Moreno arrin të mposhtë Casillasin për të barazuar shifrat në 1-1.

Pas këtij goli, Real Madridi ishte mjaft kërcënues, teksa Jese Rodrigues humbi një rast mjaft të mirë për të shënuar gol.

Me këtë barazim, Real Madridi është në kuotën e 61 pikëve, vetëm dy pikë më shumë se Barcelona që është në vendin e dytë dhe që është ndjekësi ma i afërt i skuadrës Mbretërore.

https://vine.co/v/O0zWz0JBrlI
https://vine.co/v/O0zKDVKAU1p