Reali arrin në Lisbonë, pritet nga 300 tifozë

Real Madrid me Cristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, mbërri në Lisbonë, ku të shtunën do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. Para hotelit, ata u pritën nga 300 tifozë.

Sport

22/05/2014 23:49

Skuadra e Real Madridit me Cristiano Ronaldon ka mbërritur në Lisbonë dhe është rehatuar në hotelin Tivoli.

Aty, ata i kanë pritur rreth 300 mbështetës të cilët i kanë dhënë zemër ekipit para finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit të shtunën.

Autobusi i Real Madridit që përcolli futbollistët nga aeroporti për në hotel, përfshinte të gjithë anëtarët e skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti përfshirë të suspenduarin Xabi Alonso dhe të lënduarin Jese.

Më i përkrahuri ishte Ronaldo, i cili duket se ka sanuar lëndimin që pësoi në xhiron e fundit të La Ligës, dhe do të jetë titullar në ballafaqimin me rivalin e qytetit.