Reali arrin marrëveshje për transferimin e Danilos?
Sipas lajmeve më të fundit që arrijnë nga të gjitha mediat spanjolle, mësojmë se skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje për të transferuar mbrojtësin e Portos, Danilon.
Sport
Mediat spanjolle kanë publikuar një lajm të madh për të gjithë tifozët e Real Madridit gjatë ditës së sotme.
Sipas raporteve, mësojmë se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje për të transferuar Danilon nga Porto në fundin e këtij sezoni.
Los Blancos arritën marrëveshje më të lehtë, pasi raportohet se në lojë për këtë gjë ka hyrë edhe Casemiro i cili luan si i huazuar te skuadra portugeze nga Mbretërit.