Reali, 60 milionë për Vidal?

Real Madridi pritet që gjatë dimrit të bëj një ofertë të pabesueshme prej 60 milionë euro, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal.

Sport

14/09/2014 15:30

Vidal ishte njëra nga dëshirat e Real Madridit gjatë verës, mirëpo Los Blancos nuk arritën ta sjellin mesfushorin e Juventusit në Santiago Bernabeu.

Sidoqoftë, Reali ende nuk e ka harruar atë. Caughtoffside raporton se skuadra mbretërore do të tentojë edhe një herë për transferimin e tij, por kësaj radhe gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mendohet se oferta e Los Blancos për shërbimet e mesfushorit pritet të jetë plotë 60 milionë euro.

Vidal ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Juventusit gjatë sezoneve të fundit, dhe kjo është arsyeja pse Reali dëshiron ta ketë atë në skuadër.